Reshjet e para të borës kanë zbardhur Razmën, një nga zonat më të frekuentuara të veriut. Fshati turistik, i vendosur 900 metra mbi nivel deti, ofron pamje të mrekullueshme të Alpeve, duke tërhequr vizitorë që kërkojnë natyrë, ajër të pastër dhe qetësi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga turistët që po shijojnë borën e parë, ndërsa rruga drejt Razmës vijon të mbetet një udhëtim panoramik mes peizazheve malore. Vendosur në këmbët e Veleçikut dhe vetëm 40 kilometra larg Shkodrës, Razma është një ndër pikat më të kërkuara në dimër, ku vizitorët kalojnë fundjava me borë apo ushtrojnë sporte dimërore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESHJE DËBORE NË VERI, AKSET E KALUESHME
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË LEZHË, BARBULLOJA DHE RRILA NËN UJË