Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga angazhimi i kontigjentit X të Forcës Detare, i cili vijon pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”. Në njoftimin e tij, Rama thekson se ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, mbetet prioritet absolut i strategjisë së mbrojtjes 2030.

“Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s “Sea Guardian”.

Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të mbrojtjes 2030”, ka shkruar kryeministri Rama.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË TURQI, AVIONI USHTARAK RRËZOHET NË KUFIRIN MIDIS GJEORGJISË DHE AZERBAJXHANIT, 20 PERSONA NË EKUIPAZH
Artikulli tjetërZELENSKY KONFIRMON TËRHEQJEN NGA DISA VENDBANIME: SITUATË E VËSHTIRË NË ZAPORIZHIA DHE POKROVSK