Kryeministri Edi Rama duke folur për aktivitete të paligjshme tha se ndërtimet pa leje rrisin koston e përbashkët. Ai tha se çdo krim ndaj territorit është i pabarabartë me të tjerët dhe se policia duhet të jetë në gatishmëri.

“Me ndërhyrjet e fundit në kodin penal në ligjin për disiplinimin e ndërtimev edhe nga ana tetër kërkohet një paketë e re aktesh nënligjore. Të gjitha pergjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qartë për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu në rradhë të parë se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër.

Duke cënuar pronën publike apo private duke cënuar planet e zhvillimit buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo financiare si rezultat i inertësisë së një procesi legalizimesh që përndryshe ska për të përfunduar kurrë në rast se nuk vihet pika fund.

Kemi ndërtimet me leje që bëhet vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë.

Kur vjen puna për një murë një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga velipoja deri në sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm.Vendosim kontroll absolut në territor.

Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike. E pamundur të vazhdojë të tolerohet një situatë e tillë”, tha Rama.

Artikulli paraprakBLENDI KLOSI: SEZONI TURISTIK, GARANTIMI I SIGURISË DHE PASTËRTIA 2 OBJEKTIVA KYÇ
Artikulli tjetërBRESHËRI NË SHKODËR, 350 HEKTAR TOKË TË DËMTUARA