Kryeministri Edi Rama ka krijuar Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Kryeministri Edi Rama ka krijuar Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik. Mbledhja e parë që drejtohet nga Kryeministri, përbëhet nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët në tryezën e Këshillit të Ministrave. “Të bashkuar për t’u ringritur. E mira do të ishte që i gjithë fondi të bashkohej. Do të vendosen të gjitha buxhetet në një dhe këtu vendosen si shpenzohen dhe monitorohen” tha Rama.