Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama ende pa nisur mandati i tretë ka sytë tek dy zgjedhjet e ardhshme.

Ai thotë se PS tashmë do të punojë për të fituar zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025.

Po ashtu ai i ka hapur derën gjithë deputetëve të PS që nuk do të jenë më në parlament që të përfshihen në punët e qeverisë apo partisë.

FJALA NGA RAMA

Nuk do të jetë dhe këtë e them sinqerisht, asnjëherë e tepërt që të falënderoj deputetët dhe deputetet që përfunduan punën e tyre të mandatint të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend, në periudhën e vështirësive ë të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike.

Fillimisht tërmeti tragjik, pastaj sidomos pandemisë sfiduese, pa llogaritur edhe kundërshtinë destruktive deri tek djegia e mandateve.

Puna nuk u ndërpre, uniteti i grupit parlamentar nuk u vu në pikëpyetje. Reformat u diskutuan me seriozitet, u miratuan me mbështetje nga skuadra jonë në Kuvend. Gjithë ata që nuk do të jenë në mandatin e tretë, do të kenë mundësi të përfshihen në punët e qeevrisë e partisë.

Të japim energji e forca të reja, frekuenca të reja. Tani nis njëkohësisht në 3 hapësira, kuvend, qeveri, parti, puna e madhe për dy fitore të tjera, shumë të rëndësishme në mbështetje të Shipëria 2030.

Zgjedhjet e 2023 dhe 2025. Çfarë do të bëjmë sot e përditë, do të korrim kur populli të ndajë të njomat nga të thatat.

Fitorja e fundit më e vështira sipas meje, ashtu dhe mandati i tretë do të jetë më i vështiri në arritjen e rikonfirmimit të PS si forcë qeverisëse për 4 vjet nga sot.

Artikulli paraprakLIVE/ RAMA MBLEDH GRUPIN E VJETËR DHE TË RI PARLAMENTAR, MESAZH TË VEÇANTË GRAMOZ RUÇIT: DO JETË KRAHU IM I DJATHTË, ASKUSH S’E ZË VENDIN E TIJ
Artikulli tjetër“MUND TË KISHIM QEVERISUR MË MIRË”, RAMA PARALAJMËRON GRUPIN PARLAMENTAR: ÇDO NDIKIM APO NDËRHYRJE NË TENDERA DHE VENDE PUNE DO TË KONSIDEROHEN ARMIQËSORE