
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar nëpërmjet komunikimit javor në facebook arsyet pse largoi ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Cuci, fushatën derë më derë të socialistëve si dhe rolin e Metës në këtë vendim.
Rama hodhi poshtë çdo aludim se këto ndryshime bëhen për shkak të performancës së dobët të ministrave, çadrës së opozitës, apo se një gjë të tillë ia ka kërkuar partneri në qeverisje, Ilir Meta. Në komunikimin javor 5 minutësh, kësaj here mjaft konçiz, Rama foli për atë çka kanë arritur ministrat Tahiri, Beqaj, Klosi e Çuçi në krye të ministrive që drejtonin, duke folur me tone mjaft pozitive. Komunikimi javor u parapri nga një mbledhje e kryeministrit me të gjithë koordinatorët e qarqeve, 8 prej te cilëve janë anëtarë të kabinetit qeveritar. Ora News, informoi në kohë reale diskutimet në mbledhje, prej nga publikoi edhe emrat e 4 ministrave që ikin nga qeveria si dhe motivet e vendimit të Ramës. Saimir Tahiri do të lërë ministrinë e Brendshme si koordinator i qarkut më të madh në vend, të Tiranës. Largimi i tij u përfol që të premten në mbrëmje si dhe pas takimit të së shtunës në kryeministri me shefin e qeverisë. Blendi Klosi pas 23 muajsh në krye të ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do ta lërë këtë detyrë për t’u fokusuar në qarkun e Beratit. Një nga ministrat më të sulmuar nga Opozita në kabinetin Rama, Ilir Beqaj i Shëndetësisë, është një nga ministrat që do të lërë qeverinë për t’u përqendruar në qarkun e Kukësit. Mësohet se Beqja do t’i bashkohet edhe qarkut të Dibres ku aktualisht koordinatore është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Dhe se fundi ministri i Pushtetit Vendor nuk do të jetë më Bledi Cuci, puna e të cilit do të përqendrohet si koordinator i qarkut të Gjirokastrës. Është për tu theksuar se këta ministra kane ndërmarrë reformat ndër më të mëdhatë të vleresuara nga kryeministri Rama dhe te sulmuara nga opozita, si Reforma Territoriale, Reforma në polici, në shëndetësi dhe në arsimin profesional. Këto lëvizje kryhen 3 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ashtu siç e konfirmoi edhe kryeministri, në përpjekje për të forcuar më shumë qarqet ku Partia Socialiste nuk i ka bashkitë dhe ku aleatët e saj janë të fortë në elektorat. Konukimi Javor i Kryeministrit Rama Rama: 24 orët e fundit keni dëgjuar durli lloj teorish konspirative për ndryshimet në qeveri. Rani dua tua shpjegoj unë si qëndron çështja e këtyre ndryshimeve. Së pari këto ndryshime nuk kanë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paraditë dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time. S’kanë lidhje ndryshimet as me deputet e shkretë të PD që bëjnë detyrë nate me grafikë për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri-tjetrin për pagesat dhe figurantëve të cilët mezi po i mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë. S’kanë asnjë lidhje ndryshimet natyrisht as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës. Megjithëse për të qenë i sinqertë deri në fund është një muzikë nën nivelin mesatar të klubeve të natës të Shqipërisë. Së dyti ndryshimet janë politike dhe ministrat dhe ministret që do t’i çoj presidentit për dekretim do të jenë të katërt nga radhët e PS. Së treti ndryshimet nuk nxiten nga rezerva për punën apo rezultatet e katër ministrave, të cilët largohen me konsideratën time më pozitive për kontributin e tyre në rrugën e vështirë të reformimit dhe të transformimit të vendit gjatë këtyre 3.5 viteve përpjekje për të bërë shtet. Duke filluar nga Saimir Tahiri kampioni ynë në një rrugë ku policia e shtetit nga institucioni më i korruptuar bashkë me gjykatat sipas anketimit nga BE në 2013, u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët sipas të njëjtit anketim në vitin 2016. Duke vazhduar me Blendi Klosin, i cili e coi përpara me përkushtim e me rezultate të lavdërueshme, stafetën e marrë nga Erion Veliaj, ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë. Me tej me Ilir Beqajn i cili u godit pa pushim me baltën e akuzave të shpifjeve të opozitës mbështetur e ushqyer nag lopët farmaceutike që humbën pushtetin e tyre korruptiv mbi sistemin e shëndetësisë, ku pa asnjë diskutim ministri ka bërë ndryshime që 3 vjet e gjysëm më parë as nuk mund të mendoheshin. Në fund, por jo për nga rëndësia me Bledi Çuçin që udhëhoqi dhe koordinoi bashkë me Bashkim Finon, reformën historike administrative territoriale. Së katërti ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit Ilir Meta, i cili ka respektuar dhe ka mbështetur që ditën e parë rolin tim kushtetues si kryeministër në caktimin apo lirimin e ministrave pa asnjë dallim. Së pesti ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë. Duke nisur nga Tirana, ku Saimir Tahiri është kryetari i partisë tonë dhe ambicja jonë është të ngrihemi mbi rëezultatin e fitores shembullore të 2013. I bëj sot thirrje të gjithë socialistëve dhe mbështetësve të PS, të lidershipit, skuadrës të programit tonë të reformave të thella që bëjnë shtet të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Muzika le të vazhdojë karvani do të shkojë përpara. /Oranews.tv/






