Kreu i PS, Edi Rama, në takimin elektoral me gra dhe vajza në Shkodër, u shpreh se tani vjen në një qytet të ndryshuar. Rama renditi projektet dhe investimet për Shkodrën në këto vite nga qeveria, duke e nxjerrë nga rrënimi ku e kishte lënë PD-ja.
“Këta më thonë mua komunist dhe mbajnë në krah bufin sekretar partie, që ka persekutuar dhe internuar njerëz, i ka shërbyer edhe partisë së punës! Ku e la Shkodrën, në prapambetje. Tani Shkodra është ndryshe, ajo që bëmë ne për Shkodrën, nuk e di për ata burrat demokratë të PD-së këtu se çfarë mendojnë, teksa gjysmat e burrave këtu i kemi. Vjet Shkodra buburronte nga turistët që vinin nga të gjitha anët, e vizitonin dhe madje ka realizuar të ardhurat më të mëdha në të gjithë historinë e vetë vitin e shkuar, me transformimin dhe turizmin e saj. Kurse jashtë Shkodrës kemi shumë për të thënë, ku akset ose janë të ndërtuara ose në ndërtim e sipër e që unë e quaj kryeqendra e veriut të Shqipërisë. Ata e lanë Shkodrën dhe qytetet e qarkut të saj pas, kurse tani ata që i kanë lënë këto zona mund të kthehen te oxhaku i gjyshërve”, tha ai.

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR, PREZANTOHET PROJEKTI I SHKOLLËS ‘ISMAIL QEMALI’
Artikulli tjetërRAMA ME TE RINJTE NE SHKODER: VLERËSOI MAKSIMALISHT PUNËT E DERITANISHME TË KRYEBASHKIAKUT BECI