Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe është ndalur sërish tek çështja e emigranteve të paligjshëm dhe paragjykimi që u bëhet atyre. Kreu i qeverisë u shpreh se problemi i tij nuk është me shqiptarët që vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.

‘Na vjen shumë keq! Nuk do të lidhim partneritetin strategjik që kemi me një vend si Britania. Ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë. Unë nuk mendoj se jeta është interesante, kur jeton për të thënë fjalë të bukuar që në fakt nuk i mendon. Shoh jo vetëm fjalë por edhe vepra nga kryeministri britanik. Ka diçka mjaft të rëndësishme që po ndodh që e kemi kërkuar prej shumë kohësh.

Gjithnjë kemi thënë na duhet ët ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problem im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet ti lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët.

Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët!’- u shpreh Rama.

Artikulli paraprakBEQARËT JANË VEÇANËRISHT TË FAVORIZUAR… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërHETIMET PËR AHMETAJ, SPAK SEKUESTRON NJË VILË NË PALASË