Nuk jemi të frustruar apo në depresion, ne jemi mirë. Nëse do të mund të masim depresionin , ata janë më të depresionuar se ne. Ne nuk po lutemi, nuk po u themi ’ Ej shikoni ne jemi këtu, po sillemi mirë”, na pranoni”. Jo ne jemi mirë, ne po rritemi, po zhvillohemi”, është shprehur kështu kryeministri Edi Rama në Forumin e Prepës.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do tu’i luten më Bashkimit Evropian për ti pranuar në strukturat e tyre por do të fokusohen në politikat rajonale.

“Ne mund të punojmë së bashku në rajon, ne mund t’i shtyjmë para reformat për të krijuar më shumë hapëisira për njerëzit tanë, për më shumë zhvillim. Së bashku ne jemi më të mëdhenj. Bekuar qoftë zoti, Evropa nuk mund të na thotë çtë bëjmë në këtë rajon dhe nën anën tjetër me veprimet tona ne mund të lehtësojmë jetën e qytetarëve tonë.

Pse duhet të presim heqjen e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, të shërbimeve dhe kapitaleve, për të të transformuar doganat dhe që to të mos jenë më pengesa për njerëzit” tha Rama .

Rama ka theksuar se Minishengeni Ballkanik nuk është mbivendosje e BE-së dhe se liritë themelore duan përmirësim të situatës në Ballkan, por me ironi deklaroi se shpreson që Minishengen të mos ketë fatin e njëjtë me BE-në, që kontrollohet edhe nga një veto e vetme.

“Por do zoti të mos bëhet si BE, që kur një vend të mbajë kontrollin e gjithë bllokut si në rastin e Bullgarisë e cila pengon procesit e integrimit. Ç’do vend ka të drejtë të vendosë për veten. Nuk është një marrëveshje, e tipit le ta bëjmë se ne nuk kemi asgjë për të humbur, por ne kemi gjithçka për të fituar” tha kryeministri.

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se parvarësisht se rruga e Integrimit i ngjante sërish dramës tragji-komike të Samuell Becket “ Duke pritur Godonë” apo një dasmë perfekte por që nusja nuk paraqitet në fund, ka theksuar se reformat për integrimin do të vazhdojnë sepse kjo gjë vjen nga përbrenda.

“ Ne duhet të ecim në këtë drejtim. Të përmbushim standartet. Nuk varet nga ne por kjo varet ne. Ne kemi nevojë të ecim përpara sepse nuk e kemi zgjedhur këtë rrugë me imponimin e askujt apo gjëjë tjetër. Është rruga jonë e vetme. Është për të ndërtuar në vendin tonë, shtete që funksionon njëjtë si shtetet anëtare të BE-së. Nëse do të jemi apo jo pjesë e BE –së nuk është në duart tona, por krijimi i standarteve është,” theksoi kryeministri.

Artikulli paraprakMEGAOPERACIONI/ U SHKATËRRUAN 4 GRUPE KRIMINALE, 4 BASHKËPUNËTORËT E DREJTËSISË ME ROL TË RËNDËSISHËM NË TRAFIK! 4 MILIONË EURO PASURI E SEKUESTRUAR
Artikulli tjetërMEGAOPERACIONI, REAGON ÇUÇI: PROCES PASTRIMI NGA ATA QË NUK E MERITOJNË TË JENË NË RADHËT E AGJENCIVE LIGJZBATUESE