Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që mbledh liderë politikë, drejtues të korporatave më të mëdha në botë për diskutimin e inovacionit, investimeve dhe të ardhmes së ekonomisë botërore.

“Ja ku jemi, ndërkohë që jam tejet i kënaqur që gjendem këtu me një udhëheqë të madh me një mik të shtrenjtë, presidentin e Francës që vjen në Tiranë për herë të dytë brenda 18 muajsh pas një periudhe 110-vjeçare kur nuk na kishte ardhur asnjë president. Po kam kënaqësi, por jam edhe i tmerruar.

Emmanuel vjen nga një jetë e mëparshme ku i është dashur të merret me investues, njerëz të biznesit, kapitale dhe unë vi nga një jetë ku më është dashur të merrem me ngjyrat dhe ekspozitat.”-tha Rama.

Artikulli paraprakEDI MARTINI DO SHERIF KALLAKUN TE VLLAZNIA
Artikulli tjetër“HARTË E ILUSTRIME TË ARKITEKTURËS SË IDROMENOS”