Rama në kryesinë e Kuvendit, dëgjon Bashën teksa flet për gazetarët

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së partive politike për një tryezë pranë selisë së Kuvendit. Ndërkohë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha po fliste para gazetarëve nga selia e Kuvendit, Rama kalon mbrapa tij dhe futet në ndërtesë. Ftesa u bë nga dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve. Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit. “Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire”. Pas ftesës së dy partive, disa nga krerët politikë kanë konfirmuar pjesmarrjen. Takimit i janë përgjigjur Lulzim Basha, Petrit Vasili, Shpëtim Idrizi, Ben Blushi, Dashamir Shehu, Nard Ndoka dhe Vangjel Duledhe se fundmi aty kane ardhur dhe Basha e Rama.

Artikulli paraprakDEKLARATA PËR KATOLIKËT, BASHA: FUSHATË DENIGURESE NDAJ MEJE
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE – DY ORË DISKUTIME NË KRYESI, RAMA DHE BASHA TAKIM KOKË MË KOKË