Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, është takuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Rama thekson se ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton është mike e madhe e Shqipëisë dhe Kosovës, ndërsa ka ndarë dhe foto nga takimi.

“Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama.

Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave. Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPAVARËSIA E KOSOVËS, AUTOKOLONAT E MAKINAVE ME FLAMUJ SHQIPTAR PARAKALOJNË NË GJERMANI
Artikulli tjetërFITORE KARAKTERI, VLLAZNIA THYEN KRYESUESIT E EGNATIAS