Rama në OKB thirrje për njohjen e Kosovës: Stabilitet për rajonin

Duke folur për Kosovën në Asamblenë e OKB, kryeministri Rama kërkoi që ky vend mos izolohet. Ai i bëri thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj ta bëjnë atë. Rama tha se nuk është e vërtetë siç pretendojnë disa vende që pavarësia e Kosovës do të çlironte një forcë të errët. Përkundrazi tha Rama, pavarësia e Kosovës është një garanci për stabilitet dhe paqe në rajon. Rama: Ne besojmë se pranimi i Kosovës në çdo institucion rajonal me të drejta të barabarata po ashtu si vendet e tjera është me rëndësi thelbësore. Ka pasur nga ata që e kanë përdorur këtë foltore për të shprehur shqetësimin dhe frikën se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta që askush nuk do të jetë në gjendje ti kontrollojë. Ne nuk kemi parë asgjë nga kjo, përkundrazi çfarë ka ndodhur realisht është se kosovarët në Kosovë dhe në Shqipëri dhe serbët, dikur të kërcënuar me shfarrosje nga një regjim brutal, tani janë të lirë që jetojnë në një vend demokratik. Kush mund të mohojë arritjet mbresëlënese të Kosovës më pak se një dekadë në pavarësinë e saj. Në konsolidimin e institucineve të saj, në qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietnike dhe ndërfetare, duke përfshirë progresin e dukshmë në proceset euroatlantike. Ballkani perëndimor sot është shumë më i mirë 3.5,10 vjet më parë. Pavarësia e Kosovës jo vetëm që cliroi asnjë forcë të errët, por përkundrazi u zhvillua një rrip stabiliteti për rajonin. Serbia dhe Kosova janë të angazhuar në një bisedim serioz. Ky process ka prodhuar një klimë besimi për dy vendet dhe për bashkëpunimin rajonal. Kjo është një arsye më shumë për ti kujtuar atyre vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën në këtë audiencë që ta bëjnë atë. Kjo nuk duhet të shihet si një sfidë apo humbje. E kemi thënë dhe më parë. Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënieve për të ecur përpara, dicka që 114 anëtarë të OKB e kanë bërë deri tani është një kontribut për një jetë më të mirë për qytetarët e saj dhe siguri për rajonin, të të gjithë vendeve të tij përfshirë edhe vetë Serbinë.