Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9- të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.

Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

Në mbërritjen e tij në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBALLUKU NË TAKIMIN E NIVELIT TË LARTË TË MINISTRAVE TË ENERGJISË, MINISTRJA: SHQIPËRIA KA ARRITUR TË…
Artikulli tjetërSPIROPALI TAKON KOMISIONEREN EVROPIANE MARTA KOS: SHQIPËRIA, VENDI MË PRO-EVROPIAN