Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Fokusi këtë herë është zhvendosur në Rinas, ku autoritetet siç shihet në pamjet e publikuara nga kryeministri kanë nisur punën për të liruar rrugët dhe trotuaret e zaptuara.
“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara. Rinas”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

Ndërkohë më herët Policia e Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve ishin goditur 133 raste të zaptimit të hapësirave publike, ndërsa 10 persona ishin arrestuar në lidhje me këtë operacion.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR