Selia e OKB, New York në “Dialogun për të ardhmen digjitale”.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama
Teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim.
Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës.

Nga ana tjetër, ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian

Gjithashtu po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike.

Nga ana tjetër sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si psh sulmet kibernetike.

Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët. Por tek e fundit nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë.

Faleminderit shumë dhe shpresoj shumë që duke folur kaq shkurt, e kam fituar simpatinë tuaj zoti Kryetar!

Artikulli paraprak“PS SHUMË PRANË MANDATIT TË KATËRT”, PELESHI: NË DIASPORË MUND TË KETË PO AQ VOTUES SA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBERISHA ME TË RINJTË E FRPD: ÇDO DITË VRASIM FRIKËN KUDO QË SHFAQET