BANORËT KONFRONTOHEN ME POLICINË, RAMA: DO TË ZBATOHEN STANDARTET.150 banorët e lagjes “Ahmet Haxhia” në Shkodër, apo siç njihet ndryshe, tek stadiumi “Loro Boriçi”, kanë protestuar serish, per banesat e tyre. Kjo proteste ka perkuar, edhe me viziten e kryeministrit Rama ne Shkoder. Që në nisje të saj, kjo protestë është kthyer në një përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Duke folur për mediat, protestuesit treguan sesi policia ua mori banderolat dhe ua grisi dhe pse në to nuk kishte asnjë lloj fyerje.Megjithate kryeministri Rama, eshte takuar me banoret ku I ka garantuar se nuk do te behet asnje prishje pa pare ne detaje projektin por edhe demshperblimin e banoret.Protestuesit kundërshtojnë propozimin për shembjen e shtëpive të tyre, me qëllim ndërtimin e parkingut të ri përreth stadiumit.Rreth 30 shtëpi banimi, mes të cilave edhe banesa mbi 100-vjeçare me dokumenta të rregullta, rrezikojnë prishjen. Vlera e kompensimit për truallin është 8300 lekë për metër/katror dhe 10.000 për godinë.