Kryeministri Rama ka nisur turin e takimeve në Shkodër ku fillimisht ka qënë i pranishëm në inagurimin e Poliklinikës së Specialiteteve e cila do të ofrojë shërbime për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme. Rama shoqërohej nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci.
Më pas kreu i qeverisë inspektoi edhe punimet në tregun e Zdrales. Rama do vijojë takimet më pas edhe në Postribë.