Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër për të vijuar takimet e tij me kandidatët socialistë me të cilët do të kërkojë votën më 11 maj.

Gjatë ditës Rama do të ketë takime dhe me socialistë por dhe do të inspektojë projektet e qeverisë që po përmirësojnë jetesën e banorëve të këtij qarku.

“Kemi zgjedhur ekip të motivuar për të punuar fort” tha Benet Beci, drejtuesi i PS-së së qarkut të Shkodrës.

Lista përbëhet nga 2 kandidatë që kërkojnë një mandat të dytë për deputet, ndërsa 13 të tjerë kandidojnë për herë të parë.

Kandidatët PS në Shkodër
Lista e mbyllur:
Marjana Koçeku
Onid Bejleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha

Lista e hapur
Edona Bilali
Enertil Canaj
Ervin Doda
Holta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lesha
Marjan Ndershtiqaj
Vera Ndreca
Kejsi Spahija
Shkelqim Sterkaj
Adnan Shullani

Artikulli paraprakRAMA SOT NË SHKODËR, ZBARDHET AXHENDA
Artikulli tjetërRAMA IRONIZON KANDIDATËT E BERISHËS NË SHKODËR: KARTËVIZITA E KËNETËS, PERSONAZHE GROTESKË QË TË VJEN TURP T’I PËRMENDËSH