
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Vizita ka nisur me një ndalesë në “Golden Palace”. I shoqëruar nga drejtues lokalë dhe përfaqësues të Ps-së, Rama konsumoi një kafe përpara se të vijonte axhendën e tij politike në qytet.
Më pas takimi me qyetetarët vijoi në kinema “Republika” ku gjatë fjalimit të mbajtur para mbështetësve, ai theksoi rëndësinë e prezantimit të investimeve 10 vjeçare të qeverisë në qytetin e Shkodrës, përfshirë projektet e mëdha në infrastrukturë, turizëm, arsim dhe kulturë. Rama u shpreh se në një dekadë në qarkun Shkodër janë investuar 1.3 miliard euro.