Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga shkurti i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Urës së Bunës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi me një urë 1 km, duke eliminuar kalimin e kufirit përmes Murriqanit dhe Hanit të Hotit.

“Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, në shkurt të 2023 me kryeministrin e Malit të Zi të jemi atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Po ndeshen atje me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve, sidoqoftë shkurtin e ardhshëm fillon puna.

Në 2 korrik hapet përfundimisht aksi i shumëpërfolur prej 100 vjetësh Kardhiq- Delvinë. Në 9 korrik hapet përfundimisht bypass i Vlorës. Ne nuk do fillojmë vetëm Milot- Balldren, sepse ne nuk mendojmë me arna siç mendoni ju. Ne do bëjmë Murriqan- Milot, Kashar- Rrogozhinë dhe kështu me rradhë”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET TABAKUT: VETËM NË SHQIPËRI ÇMIMI I ENERGJISË S’PO NDRYSHON, KUDO PO BËN REPREZALJE
Artikulli tjetërU KAPËN ME SHTËPI BARI NË KOPLIK, “ARREST ME BURG” PËR TRE TË ARRESTUARIT