Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar.Ai ka deklaruar se janë vendosur disa piketa të përbashkët, kur puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në.
Rama thotë se aktualisht, Shqipëria nuk i përmbush standardet e BE, lidhur me sigurinë ushqimore, për shkak të standardeve të ulëta.
Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama u shpreh se do të kërkojë një fazë të ndërmjetme, 5 vite pas anëtarësimit në BE, për të plotësuar kriteret për këtë sektor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBEGAJ DEKRETON LIRIMIN NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Artikulli tjetërSINDIKATA SHËNDETËSISË,ENDE PA MARRË PAGA E DHJETORIT