Kryeministri Edi Rama tha se kritikat ndaj qeverisë për sistemin e shëndetësisë janë efekt i reformimit të këtij sistemi, dhe rritjes së pritshmërive.

“Nuk është e vërtetë që në Shqipëri të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë tek mjeku. Në trupën e bluzave të bardha ka të tillë që e njollosin bluzën e bardhë duke pasur sjellje korruptive në raport me njerëzit në nevojë, e vërteta tjetër është se këta janë pakicë.

E them me bindje, se e ndjek çdo ditë, dhe falë angazhimit të ministres, Ogertës, dhe njohjes të të gjitha problematike dhe ndjekjes në kohë reale të të dhënave të performacës, është e dukshme.

Iku koha kur njerëzit vinin me batanije e çarçaf, e aspirina me vete. Dhe është normale që sa më mirë bëhet aq më shumë rriten pritshmëritë dhe aq më shumë shtohen ankesat”, tha kryeministri Edi Rama.