
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’, deklaroi se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN pasi rrezikohen të dhënat. Qeveria ka bërë të qartë se TikTok do të hapet menjëherë sapo kompania kineze të vendosë filtra për mbrojtjen e të rinjve.
“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.