Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, si dhe për projektet e reja urbane që do të transformojnë qytetet shqiptare.

“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…
Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”

Lidhur me përdorimin e hapësirave publike nga njësitë e shërbimit, Rama bëri të ditur se së shpejti do të prezantohet një plan i ri për vendosjen e tavolinave jashtë.

Artikulli paraprakEKIPET E EMERGJENCËS SHPËTOJNË 18 MINATORË TË BLLOKUAR NË KOLUMBI
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË , NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA TË PROCEDOHEN NË GJËNDJE TË LIRË