Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në nje studio televizive  se në bazë të anketimeve nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin këtë të diel, PS do të merrte 78 mandate. Rama shtoi se një gjë të tillë e di edhe Ilir Meta me Bashën.

“Anketimet tona tregojnë se nëse votohet këtë të diel në Shqipëri, PS do të marrë 78 deputetë. Kjo bazuar nga anketimi i pak ditëve më parë të muajt nëntor. Këto i di Lulzimi, se edhe ai bën sondazhet e tij dhe këto i di edhe Ilir Meta” deklaroi Rama. Në zgjedhjet e 25 qershorit, PS mori 74 mandate duke formuar e vetme qeverinë. Në bilancin për vitin 2017, Rama pranoi se çështja Tahiri e ka vendosur në pozicion të vështirë.

“Çështja e Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë, por duhet të presim deri në fund për të parë të vërtetën, nëse ai është i fajshëm apo jo” deklaroi ai.

Artikulli paraprakBILANCI 2017:NË SHQIPËRI KANË VDEKUR 215 PERSONA NGA AKSIDENTET RRUGORE
Artikulli tjetër12 TË VDEKUR NË NJU JORK