Rama: Nga nesër, nis rrugëtimi pa PD-në drejt 18 qershorit

Kryeministri Edi Rama thotë se opozita nuk e shfrytëzoi hapësirën e lënë nga mazhoranca për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shton se duke filluar prej ditës së nesërme, Partia Socialiste do të nisë rrugën pa Partinë Demokratike drejt zgjedhjeve të 18 qershorit. Rama: Sot do të zhvilloheshin zgjedhjet në Kavajë dhe ne u tërhoqëm për të derdhur njerëzit sheshit të Kavajës. I kemi propozuar PD-së një mekanizëm të ri institucional. Kurrë gjatë 15 proceseve zgjedhore, opozita nuk ka pasur mundësinë që ka sot. Në pak orët e mbetura për të dëgjuar dhe për të vendosur bashkë me ne për të mirën e Shqipërisë, zor se do të dëgjojë. Fatkeqësisht, kohën e fituar nga tërheqja jonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të hapur një faqe të re bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës. E humbi këtë kohë të çmuar duke festuar një fitore imagjinare. Përfundimi se në zgjedhjet e 18 qershorit po merr formë fatale. Është për të ardhur keq, që dëshira, përpjekja dhe durimi ynë nuk mjaftoi dhe në fund fare frika nga drejtësia nuk ia heqim dot. As qeverinë nuk ua japim dot në tavolinë. As zgjedhjet nuk ua shtymë dot se kështu u thotë mendja atyre. Ne nesër do të nisemi drejt 18 qershorit pa PD-në, e cila duhet ta ketë të qartë që Shqipërinë nuk e merr dot kurrë.