Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër ka përfunduar rinovimin. Pamja e dikurshme me fasadën e rrënuar dhe muret e prishura i ka lënë vendin një hapësire krejtësisht të re, të pajisur me gjithçka të nevojshme për t’i shërbyer si duhet 400 nxënësve e komunitetit.

Në pamjet e ndara nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, shihet transformimi i plotë i mjedisit shkollor. Sipas shkrimit të tij, tashmë gjimnazi është i pajisur me laboratorë inteligjentë, hapësira për sportin e artin që i rikthejnë dinjitetin edhe emrit që mban institucioni.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje krejtësisht të re të gjimnazit ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër, me hapësira të rinovuara dhe infrastrukturë moderne, nga laboratorët inteligjentë te terrenet për aktivitete sportive, arte dhe zeje, falë një investimi që ruan elementet lokale të qytetit dhe rikthen dinjitetin e emrit të piktorit dhe arkitektit të shquar që mban, në shërbim të rreth 400 nxënësve, mësuesve dhe gjithë komunitetit, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE VRANËSIA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA TË TJERË TË PROCEDUAR PENALISHT