Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Sipas kreut të qeverisë, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES😊 me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale 🍒🍑🍓

Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre🤩

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

 

Artikulli paraprakVIDEO/ TËRMET GJATË INTERVISTËS LIVE, JA SI REAGON KRYEMINISTRJA E ZELANDËS SË RE
Artikulli tjetërPAS BOJKOTIT 3-DITOR, SKUADRA E VLLAZNISE I RIKTHEHET STERVITJES