Kryeministri Edi Rama tha mëngjesin e së dielës se ka nisur puna për ndërtimin e tre segmenteve rrugore në vend.

Sipas kreut të qeverisë, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore është ndërtimi i rrugëve Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë

që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe turizmit, ju uroj një të diel të qetë”, tha Rama në një postim në Facebook.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakEKZEKUTOHEN BURRË E GRUA NË MES TË RRUGËS
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA E PEDAGOGUT, POLICIA: E QËLLIMSHME