
KRYEMINSITRI MERR PJESË NË FORUMIN EKONOMIK BOTËROR
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pekin, ne kauder te nje vizite disaditore në Kinë.
Rama dhe delegacioni shqiptar u pritën në Aeroportin e Pekinit nga zv-drejtori i Europës në Ministrisë e Jashtme.
Kryeminsitri do te drejtoje neser sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore, ndersa te enjten do te mbaje nje leksion per studentet dhe akademiket e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë në Tianjin.
Vete Rama e ka konfirmuar takimin e neserm me kryeminsitrin kinez Li Keqiang, kur ka shkruar ne facebook:
“Pekin për Forumin Ekonomik Botëror të Davosit. Nesër paneli për Suksesin e një Ekonomie të Re Krijuese dhe takimi me kryeministrin e Kines.”