Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Rama do të udhëtojë drejt SHBA ditën e sotme me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.