Zyra e shtypit e kryeministrisë deklaron se kryeministri Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar qytetin e Shkodrës sot.

“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj.

Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlorë, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndërkohë sot në Shkodër, PD organizoi protestë me biznesin e vogël, nga ana tjetër ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ndodhet në Shkodër.

Artikulli paraprakMINISTRI AHMETAJ NË SHKODËR: 1200 VËNDE TË LIRA PUNE NË SHKODËR E LEZHË
Artikulli tjetërPROMOVIMI I PANAIRIT TË PUNËS