Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa foto se si do të duket aeroporti i Kukësit, me premtimin se vitin e ardhshëm do të nisin fluturimet.

Rama jep edhe një lajm, pasagjerët e parë në këtë avion do të përzgjidhen në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Do të jenë miqtë e kryeministrin në Facebook, që e kanë sulmuar më së shumti këtë projekt.

“Mirëmëngjes me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve,

të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra”, shkruan Kryeministri Edi Rama