Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme projektin në 3D se si do të duket porti i Durrësit, me investimin e ri. Rama shkruan se ky port, është një tregues shumë i thjeshtë se përse qytetarët duhet të votojnë PS-në për një mandat të tretë, që sipas tij nuk ka lidhje me të në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por që të vijojnë puna.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull të thjeshtë, të një investimi fantastik e të shumëpritur si ky, që na janë dashur disa vjet ta afrojmë kaq pranë, i cili tregon fare qartë edhe pse mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju, për Durrësin, për të gjithë ne dhe për mbarë Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë të mos lemë në mes asnjë nga betejat për të ardhmen, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Porti i Durrësit, ka njoftuar Rama më herët, do të jetë një investim nga një kompani nga Lindja e Mesme do investojë mbi 2 miliard euro e do hapë 12 mijë vende pune duke theksuar do jetë Marina me e madhe e Mesdheut.

Mirëpo nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet “Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit”, duke e konsideruar si një aferë korruptive.

 

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, PËRGATITUNI PËR BORË NË PJESËN MË TË MADHE TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërKORÇA MBULOHET NGA DËBORA. JA SITUATA E RRUGËVE. NËSE JENI NISUR PËR NË DARDHË APO VOSKOPOJË…