Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video me veprat infrastrukturore në vend teksa njofton se sot do të nisë puna në kantierin e tunelit të Llogarasë. Me këtë lajm dhe pamjet e përcjella uron qytetarët për një të diel të qetë.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe sot kur nisim punën në kantierin e Tunelit të Llogarasë, ju përshëndes me këtë videokartolinë, duke ju uruar të diel të qetë🙏”, shkruan Rama.