Nga Vlora në turin e dëgjesave me qytetarët, kryeministri Edi Rama i ftoi të gjithë të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës nëpërmjet platformës elektronike dhe të denoncojnë cdo parregullsi që ndodh në zyrat e shtetit.

Rama tha se opozita e vërtetë nuk është ajo e parlamentit por cdo zyrtar që zvarrit zgjidhjen e halleve të qytetarëve. Kryeministri Edi Rama i ftoi qytetarët vlonjatë t’i bashkohen kolacionit të gjerë me qeverinë e re për të denoncuar çdo parregullsi që ndodhin në shërbimet që ata marrin. Rama tha se nëpërmjet një platform online do të ketë njerëz që do të verifikojnë çdo ankesë për të marrë masat e nevojshme. Kryeminstri theksoi edhe njëherë se opozita e vërtetë janë parazitët siç i quajti ai, që rrinë në zyrat e shtetit dhe nuk bëjnë detyrën e tyre, jo opozita e parlamentit, e cila mund ta bëjë këtë punë si të dojë. Rama u tha qytetarëve se qeveria nuk duhet lënë që të shkëputet nga ata por duhet mbajtur lidhur me ta nëpërmjet platformës online.

Artikulli paraprakPROTESTA E PUNONJËSVE TË FABRIKËS, REAGON DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË PUNËS
Artikulli tjetërRAMA URON TRAJNERIN E RI, JA MESAZHI QË KA PËR CHRISTIAN PANUCCIN