
Kryeministri Edi Rama foli sërish për skemën e re të pensioneve, e cila deri në fund të vitit 2029 parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori .Duke nisur nga muaji janar, pensionet e të gjitha kategorive do të kenë një rritje të konsiderueshme. Ai sqaron edhe njëherë rritjen që do bëhet vit pas viti për pensionistët.
Përpos rritjes së pensioneve, nga janari do të rritet edhe paga minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë ose 500 euro për 307 850 punonjës. Kryeministri shprehet se qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin provat






