Rama: Paga minimale në shtet rritet në 375 mijë lekë të vjetra

 

Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për punonjësit e administratës me pagë minimale se nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, nga 22 mijë lekë që marrin aktualisht, paga e tyre do të jetë 37 mijë e 500 lekë të reja. Kryeministri tha se qeveria ka hequr nga buxheti i shtetit pwr rritjen e pagave dhe pensioneve, 100 milionw dollarw pa rritur borxhin publik. “Paga e ulët, nga 220 mijë lekë të vjetra që e kemi aktualisht, me këtë paketë e çojmë në 375 mijë lekë të vjetra. A është është mjaft, jo nuk është. Duke filluar nga poshtë rritjen, ne kemi një piramidë pagash në administratë tërësisht të re. Nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka sot pagën aktuale 355mijë lekë, rritja shkon në 379 mijë lekë dhe kështu në mënyrë progresive kemi një rritje e cila kur vinte paga bruto bëhet 589 mijë lekë. Natyrisht nuk është sërish mjaft, por është shumë më tepër se çështë. Nga 1 marsi i vitt të të ardhshëm të gjithë ju do të keni një pagë më të mirë”, u shpreh Rama.