Ndryshimet në nivelet e larta të policisë së shtetit do të bëhen shumë më shpejt seç ishin planifikuar paralajmëron kryeministri Edi Rama.

Duket se dy ngjarjet tragjike, ajo e Velipojës dhe e Vlorës do të avancojnë më shpejt në kohë këto ndryshime tha Rama në konferencë për medien.

“Në ngjarjen në fjalë sulmi ndaj policisë është absurd nuk kam parasysh se policia mund të bëjë punën e vet më mirë por në një vend demokratik nuk është vetëm policia që garanton gjithçka e kontrollon sjelljet e individëve apo në konflikte mes tyre që ndodhin në pak minuta dhe nuk ka polici në botë të mund ti parandalojë, por sigurisht që policia e shtetit

ka nevojë për mbështetje të madhe sa i takon teknologjisë, ndërkohë ristrukturimi në aspektin organizativ, e burimeve njerëzore nga niveli i drejtuesve të qarqeve deri tek nivelet më të ulëta është një proces që ka nisur të konceptohet dhe do materializohet edhe më shpejt seç ishte planifikuar pikërisht për të reaguar ndaj kësaj situate.

Procesi i ndryshimeve në nivelet e larta të poliicsë së shtetit do të bëhet më shpejt seç ishte planifikuar por ishte planifikuar.”

Artikulli paraprakBËRDICË, ÇEZMA E UJIT “SHPËTON” QINDRA FAMILJE GJATË VERËS
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJTORJA: KOPSHTET NUK MBYLLEN NË VERË