Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një deklaratë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS.

Rama theksoi se mbledhja kishte në fokus Këshillimin Kombëtar, po ashtu në fokus ishin edhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se nga përçarja e vazhdueshme politike, nuk është arritur që të jepet maksimumi.

“Jemi mbledhur për Këshillimin Kombëtar. Tani është koha për të filluar një angazhim në territor, për të folur me njerëzit lidhur me nevojën për të dëgjuar njëri-tjetrit. Është një proces i ri dhe shpresoj që hap pas hapi të na japi mundësi ta fusin politik në çështje e rëndësishme. Këto janë vendime të qeverisë për të cilat ne kemi dilema. Nuk ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë për tej nesh , po i them që për të gjitha këto çështje kemi dilema”, tha Rama, ndërsa shtoi: Nga përçarja kostoja kryesore ka rënë tek çështjet e rëndësishme.”

https://www.facebook.com/watch/?v=476252407442073