Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot një fasoneri në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer as batutat.

Gjatë bashkëbisedimit me punonjëset e kësaj fasonerie, Rama tha se do të nisë vaksinimi për gratë dhe vajzat që punojnë në këto biznese, pasi të mbarojnë pensionistët.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

Rama: Zaho ka qejf qenin. Atë ka mikun e vetë. Sa pëllumba keni?
Sipërmarrësi: 80 apo 100

Rama: A është problem që bëjnë pis?
Sipërmarrësi: Po i lajmë. I kemi qejf.

Rama flet me vajzën e vogël të familjes: A ke motër apo vëlla?
Vajza: Jo

Rama: Si nuk ke motër? ! Si nuk ka motër?
Babai i saj italian: Po provojmë (flet babai i saj në italisht)

Rama i shpjegon dhe përfitimin nga bonusi i bebes

Rama: I bëra llafe italianit se pse e ka lënë gocën vetëm. I thash si s’të vjen zor, ke marrë alamet vajze nga Shkodra.

Punonjëset: I kemi thënë dhe ne.

Ramës i dhurojnë një tufë me lule

Rama: Lulet nuk i dhurohen burrave. Ua kam thënë 100 herë. Lulet i meritojnë ja, kjo lulja. Nuk i meritojnë ferrat. Pas vaksinimit të gjithë gjysheve e gjyshërve, ne do ta nisim vaksinimin për moshat më të reja, me të gjitha vajzat dhe gratë e mrekullueshme të fabrikave me material porositësi. Për gratë, burrat më vonë.

Artikulli paraprakHOT I RI, BANORËT: MUNGON UJI I PIJSHËM, NUK VOTOJMË
Artikulli tjetërMBLIDHET KOMITETI I EKSPERTËVE, RAKACOLLI: SITUATA E STABILIZUAR, TENDENCË E LEHTË NË ULJEN E INCIDENCËS, POR DELIKATE