Në një postim në Tëitter, kreu i qeverisë u shpreh se vënia në shënjestër e shqiptarëve (siç bën disa me turp kur luftuan për Brexit) injoron faktet e vështira.

Pasi të gjitha mediat e huaja i bënë jehonë retorikës së kryeministrit, së fundi Rama ka folur edhe për prestigjiozen BBC.

Rama u shpreh se termi ‘Pushtim’ i përdorur nga Braveman janë të çmendura dhe se e kishte të pamundur të mos reagonte.

Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjellje e ksenofobisë dhe se është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe.

Rama tha se komenti “pushtim” i Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.”- tha Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakREGJISTRIMI NË UNIVERSITET, SOT KA NJË RAUND SHTESË PËR MATURANTËT! APLIKIMET ZGJASIN DERI NË 16:00
Artikulli tjetërBIDEN: DEMOKRACIA AMERIKANE ËSHTË NË RREZIK