Kryeministri Rama tha se ka shumë respekt ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe publikisht i ka shprehur solidaritetin edhe kur opozita iu turr për ta vënë nën presion pasi kreu i PD-së, Sali Berisha u mor nën hetim. Rama kujtoi se në kohën kur qeveriste Berisha, shpatën e ndëshkimit e mbante ai, ndryshe nga sot, kur pushtetet janë të ndara.

“Altin Dumani për të cilin kamë shumë respekt dhe u kam shprehur publikisht solidaritetin përballë të gjithë qenërisë që sot u turret për ta vënë nën presion ka qenë aty por nuk ka pasur këtë fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë, dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vet. Shpatën e ndëshkimit e mbante pushteti ekzekutiv. Unë dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëjnë se kjo është e vetmja rrugë” tha Rama.

Artikulli paraprakSTUHITË ‘GODASIN’ SHBA/ TRE TË VDEKUR NË MISSISSIPPI, PARALAJMËRIME EDHE PËR TORNADO
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT/ EKSPERTËT: VOTAT E DIASPORËS DO TË NDIKOJNË MBI SË PAKU 19 DERI 20 MANDATE TË KUVENDIT TË RI