KRYEMINISTRI I PËRGJIGJET FERMERËVE: NUK KEMI ÇFARË TË BËJMË. Në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama me strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës ka folur edhe për duhanin e fermerëve të Qarkut Shkodër, një problematikë e ngritur nga “Star Plus” pikërisht një ditë më parë ku fermerët tregonin se me qindra tonelata kanë mbetur stok në fermat e shtëpitë e tyre.

Një prej pyetjeve që i është drejtuar kryeministrit ka patur lidhje me duhanin e mbetur stok vitet e fundit në komuna të ndryshme të Qarkut Shkodër, kryesisht Postribës dhe Gurit të Zi. Një prej anëtarëve të PS e ka pyetur drejtpërdrejtë kryeministrin për premtimin e pambajtur në lidhje me duhanin që prodhohet në Qarkun Shkodër. Kreu i Qeverisë në përgjigjen e tij ka shprehur qartë se aktualisht nuk mund të gjehet asnjë zgjidhje për tregtimin e duhanit sepse kompanitë e huaja për të cilët u premtua se do të vijnë në Shkodër për ta blerë duhanin që prodhohet nuk kanë interes. Kjo sepse sipas kryeministrit Rama në vende të tjera interesi është më i madh se sa blerja e duhanit në Shqipëri. Po ashtu në përgjigjen e tij kreu i mazhorancës i kërkoi fermerëve të Shkodrës që merren me prodhimin e duhanit që të mos prodhojnë sasi të mëdha që tejkalojnë nevojën që ka tregu sepse më pas krijohen probleme me mos shitjen e këtij produkti. Në këtë mënyrë fermerët tashmë kanë marrë një përgjigje nga kryeministri sipas të cilit nuk mund të ketë asnjë zgjidhje qoftë për tregtimin e duhanit që prodhet në Shkodër në shtete të tjera por as për përpunimin e tij nga vetë qeveria. Natyrisht që me këtë përgjigje fermerët e Shkodrës marrin një zhgënjim të madh duke qenë se prej 3-4 vitesh nuk ka mundur ta shesin duhanin dhe këtë gjë s’mund ta bëjnë as tani, gjë të cilën ua konfirmoi vetë kryeministri Rama.

Artikulli paraprakBASHA: DO NDJEKIM PROÇESIN PËR KANDIDATIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërLETËRSIA PËR FËMIJË, SASI POR JO CILËSI