KRYEMINISTRI DEKLARON SE OSHEE NJEH DETYRIMIN PËR MBI 50 MIJË PERSONA. Kryeministri Edi Rama është detyruar të theksojë sot se nuk janë falur por anulluar faturat e energjisë elektrike të 53 mijë e 900 abonentë me mbifaturim.

 Gjatë një takimi me sipërmarësit shqiptarë, Rama deklaroi se kjo masë është marrë pasi shteti në ndryshim nga më parë i njeh borxhet biznesit.   Sipas tij  pasi janë bërë verifikimet OSHEE njeh detyrimin e vetë ndaj 53 mijë e 900 konsumatorëve, në masën e 41.1 miliardë lekëve, ose 41.1 milionë dollarëve. “Dje OSHEE ka marrë vendimin për të anulluar, jo për të falur të gjitha faturat. Është një e drejtë që i njihet konsumatorit, kjo është bërë pasi ne i kemi njohur borxhet biznesit”, deklaroi shefi i qeverisë. PD: Pezullimi i faturave të padrejta, kërkesë e qytetarëve dhe e opozitës‏ Por Partia Demokratike thotë se problemi i faturave të padrejta, abuzive, problemi i mbifaturimit është shumë herë më i madh. Në një deklaratë për media, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, akuzoi Ramën për një falje të detyruar nga revolta e protestës dhe pakënaqësia e shqiptarëve