Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një intervistë për Financial Times lidhur me protestat e vazhdueshme në Tiranë, të lidhura me një projekt të madh turistik në bregdet.
Në intervistë, Rama ka mohuar kategorikisht akuzat dhe etiketimet si “Kumbari”, duke deklaruar: “Populli thotë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam Kumbari, është detyra e tyre të provojnë se jam.”

“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt… për shkak të Trump. Po të mos ishte Jared Kushner… askujt nuk do t’i interesonin flamingot, Shqipëria apo asgjë tjetër. Është e gjithë urrejtja kundër Trump që krijon gjithë këtë vëmendje dhe shqyrtim”, tha Rama.

Rama ka theksuar se investimet janë të ligjshme dhe ka mohuar çdo lidhje me hetimet ndaj pronave të mëparshme në zonë. Ai ka deklaruar: “Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet në pastrim parash është e tmerrshme.”

Ai ka shtuar gjithashtu: “Pastrimet e parave janë pjesë e ekonomisë sonë, por nuk janë një problem kaq i madh. Mendoni se në Londër nuk ka pastrim parash? Ka. Por a mund të thuhet se ekonomia britanike bazohet në pastrim parash? Jo.”

Në fund, Rama ka theksuar se është i bindur që projekti do të ecë përpara: “Investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash. Ata janë investitorë të mëdhenj. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBERISHA: RAMA PO MERRET ME AZILIN E BELINDËS, POR TË SHPËTOJË DHE KOKËN E TIJ
Artikulli tjetërPREZANTOHET PROJEKTI I AKSIT MILOT-BALLDREN