Kryeministri Edi Rama me deputetët nuk la pa ironizuar opozitën, e cila pasi humbi zgjedhjet hedh akuza për vjedhje dhe manipulime.

Kryeministri hodhi poshtë çdo aludim për manipulim apo presion elektoral, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve është fryt i një pune të gjatë dhe të programuar që pas zgjedhjeve vendore.

“Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu. Avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë dhjetë herë.
Ne morëm thjesht frytet e një pune të gjatë, këmbëngulëse, të programuar me një kalendar që pas fitores së zgjedhjeve vendore,” u shpreh ai.

Rama: Këto ditë universi i tyre paralele është mbushur me thasë re të zeza që derdhin ngado shiun e votave të vjedhura.

Zarfe votash që mësyjnë nga të katër anët që mësyjnë si tufa zogjsh prej letre, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e Shqipërisë për të shumëfishuar votat regjimit, vargmale me kanabis që lulëzojnë me bekimin e partisë shtet dhe me licencat imagjinare të shtetit parti, dhjetra deputetë të rinj dhe të reja këtu që kanë dalë nga shpellat e krimit.

Ne nuk kemi asnjë zhgënjim këtu, avazi është siç e kemi ditur dhe siç e paralajmërova unë me precizionin e atij që tregon një film që e ka parë 10 herë.

Ne morëm thjesht frytet e një punë të gjatë këmbëngulëse, të programuar me një kalendar qysh pas fitores se zgjedhjeve vendore.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA PREMTON NDRYSHIME NË PARTI DHE QEVERI
Artikulli tjetërNË DASHURI FATI PO JU BUZËQESH…ÇFARË KANË PARASHIKUAR YJET PËR SOT