Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar takimin me kreret lokalë për të folur për programin e ri të rindërtimit që do të lanccohet shumë shpejt nga qeveria.

Ai tha se ky program do të ketë tre shtylla, dhe kërkoi përfshirjen e vendorëve të ccfarëdo partie në këtë program. “Programin e ri të rindërtimit që ne do të lanccojmë shumë shpejt me tre shtylla, infrastrukturë rrugore, në këtë rast nacionale, por që do i shërbejë shumë bashkive, infrastrukturë rurale dhe turistike, dhe këtu bashkëpunimi do të jetë i drejtpërdrejtë me bashkitë. Infrastrukturë arsimore për rindërtimin e mbi 10 shkollave që janë në gjendje jo të mirë në territorin e Shqipërisë. Dhe këtu bashkëpunimi me ju është kycc dhe infrastrukturë shëndetësore për ngritjen e 10 poliklinikave moderne në vend dhe një spitali rajonal në Fier”, tha Rama.

Sipas tij ky projekt do të injektojë në ekonominë shqiptare 1 miliardë dollarë në haarkun e tre viteve të ardhshme. Ndërkaq, duke folur për rilindjen e fshatit, Rama tha se janë mbështetur 136 projekte bashkish. Ai bëri thirrje për përdorimin brenda një viti buxhetor të fondit. “Kemi financuar një paketë të re me buxhetin e vitit 2017 për 30 projekte që janë paraqitur nga 30 bashki të vendit dhe ky financim përfshin edhe infrastrukturë që prek realisht akse nevralgjike për xhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të bashkve. Paralelisht me këtë po punojmë për një paketë të dytë që shpresojmë ta vëmë në lëvizje brenda 2017 me BB që të kompensojmë edhe boshllëqe të mbetura nga kjo valë e parë kërkesash për disa bashki të tjetër”, tha Rama.