Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryetarët e bashkive në Kryeministri, deklaroi se tregjet e gjësë së gjallë kanë probleme të mëdha dhe shtoi se është “detyrë e kryebashkiakëve për mbylljen” e këtyre tregjeve.

“Për vitin 2017 do të matrikullohen të gjitha kafshët që mbarështohen e për pasojë nuk do të ketë më kafshë të pamatrikulluara. Nuk mund të lejojmë që mishi të theret e të shitet në Shqipëri si në Mesjetë”, deklaroi Edi Rama.